“Nga treni zbrite vetë”, zbardhet biseda mes Ramës dhe Bushatit, pasie la jashtë listave për deputet

Është zbardhur biseda mes Ditmir Bushatit dhe Ramës, pasi ky i fundit e la jashtë listës së deputetëve ish-Ministrin e Jashtëm. Mësohet se Bushati i është drejtuar Ramës se partia e tij ka marrë vendimin për të zbritur nga treni.

Ai i është drejtuar:

Partia nuk është një thes ku të futen të gjithë pa garë. Keni marrë vendim të më zbrisni nga treni. Mos kandido persona të lidhur me krimin. Nuk ka pasur konsultim për listat. Nuk mund të jenë në listë Nasip Naço dhe Lefter Koka. Gjërat t’i kam thënë ballazi e kam marrë kosto“, mësohet ti ketë thënë Bushati.

Ndërkohë Rama i ka thënë:

Nga treni zbrite vetë, vendose të mbash fjalime. Nuk do që të bësh punë por të mbash fjalime“, i ka replikuar rama. /Lajme.al