Ana ia plasi me shuplakë në studio, shpërthen Fationi: Ajo me kë s’ka dalë, vjen e më gjuan mua

Ka qenë një puntatë e ngarkuar kjo e “PërPuthen” për Anën, pas transmetimit të takimit mes Fationit dhe Melisës.

Ana e tregoi qartë xhelozinë e mbase dhe zhgënjimin nga Fationi, ndërsa kishte përgatitur edhe “një roman të tërë”, siç e cilësoi ajo, për t’ja thënë Fationit.

E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën.

Por Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fationin dhe u largua. Nuk dihet ende nëse ajo ka marrë vendimin për t’u larguar edhe nga emisioni.

Menjëherë pas këtij veprimi Fationi u shfaq i revoltuar.

“Ajo me kë s’ka dalë, me kë s’ka qenë afër në fytyrë, duke u puthur dhe më bën mua kështu”, u shpreh ai.