E pazakontë: Futet për të vjedhur, por bën punët e shtëpisë dhe lan rrobat

Një ngarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Angli me një të ri që kishte shkuar për të vjed hur në një shtëpi. Konrad Kuprasz, 24 vjeç shkoi për të gra bitur në një shtëpi në North Yorkshire, por përfundoi duke larë rrobat, duke sistemuar dhomat dhe jo vetëm. Pasi hyri në banesë i riu nisi të sistemonte gjithçka, bëri një dush për vete, lau rrobat që kishte veshur,  hëngri drekë dhe pastroi të gjithë shtëpinë. Ndërsa pasi i mbaroi këto të gjitha, i riu që kishte hyrë në shtëpi për të vjed hur u rehatua në krevatin e zotit të shtëpisë duke luajtur në laptop.

Kur pronari i shtëpisë erdhi e pa ha jdutin që ishte shtrirë në krevat dhe kishte veshur rrobat e tij. Burri njoftoi policinë e cila erdhi dhe arr estoi menjëherë 24-vjeçarin nga Polonia. Kur u ar restua ai iu tha policëve se kishte bërë edhe disa riparime zdrukthtarie kur ndodhej brenda shtëpisë që kishte hyrë për të vje dhur. Kuprasz, nga Scarbrough, pranoi vje dhjen dhe u bur gos për dy vjet. Pas lirimit të tij ai do të dëb ohet përsëri në vendlindjen e tij, Poloni.