Noka dhe Shehu: Basha me Veliajn po shantazhojnë delegatët për Kuvendin e 11 dhjetorit, PD më e fortë me Berishën

Deputetët e Partisë Demokratike të pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha kanë komentuar dje vendimin e Kryesisë së PD për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, ndërsa kanë shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha. Fillimisht ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor. Madje, Noka akuzoi Veliajn se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, duke u bërë presion demokratëve që...