Lefter Maliqi paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi shprehet se kryeministri Rama përmes oligarkëve dëshiron që të mbajë pushtetin. Ai shprehet se Shqipëria sot nuk vuan nga coivd-19 por vuan nga një fatkeqësi edhe me e madhe qe është ajo e te pasurit ne krye te qeverise një njeri qe po ua merr jetën shqiptareve.

Sipas tij pas qershorit duhen kryengritje deri në shpërndarjen e parlamentit.

“Kam ndjekur situatën dhe problematikat e Shkodrës dhe të çdo qytetit tjetër të Shqipërisë. Jam një nder zërat kundër, të masave ekstreme kufizuese të cilat përcillen me ekstrem dhe terror nga kryeministri në Surrel ne bunkerin e tij duke e futur popullin ne panik dhe terror.

Këtë periudhe kryeministri e ka përdorur për te bere pazar te pastër me shqiptaret duke përdorur riatdhesimet, duke dhënë tendera sekret.

Fati i keq i shqiptareve është qe udhëhiqet nga një njeri qe nuk ka lidhje me Partine Socialiste por ka lidhje me një rilindje te korruptuar anormale.

Shqipëria sot nuk vuan nga coivd-19 por vuan nga një fatkeqësi edhe me e madhe qe është ajo e te pasurit ne krye te qeverise një njeri qe po ua merr jetën shqiptareve.

Paketa e luftës dhe ndihma për bizneset është një show mashtrimi, kryeministri po e nënshtron popullin, po bën një fushate elektorale duke u dhënë ca lek dhe ndihma ne ushqime qytetareve. Ky dëshiron qe përmes oligarkëve te mbaje pushteti, po tallet me shqiptarët.

Ka ardhur momenti qe pas qershorit te ngrihemi me protesta te qëndrueshme deri ne shpërndarjen e parlamentit. Kam besimin edhe tek presidenti i vendit i cili e nisi me 2 mars dhe ishte një manifestim madhështor.

Ky njeri e shpopulloi vendin, rinia iku. Sot jemi një vend ku defakto është instaluar diktatura dhe vetëm Shkodra është sot vendi i frymëzimit i demokracisë.

Presidenti Meta gjate kësaj periudhe ka qene aktiv dhe ka vepruar ne përputhje me interesat e vendit, te qytetareve dhe demokracinë.

Ai ka qene aktiv duke dhuruar gjak, ka qene ne presidence ne qytete duke ndjekur situatën ndërsa beu i Surrelit shpërndan vetëm mesazhe paniku dhe terrori për qytetaret.”, -shprehet Maliqi në një lidhje me televizion lokal të Shkodrës, TV1-Channel.