Nard Ndoka tregon dy rrugët që i kanë mbetur Bashës: Luli ose të jap dorëheqjen ose të presim shkarkimin

Gjatë një interviste televizive, kryetari i PDK-së Nard Ndoka, foli për zhvillimet e brendshme brenda PD-së. Ndoka thekson se tashmë Lulzim Bashës, edhe dorëheqja do i dukej një kapak floriri.

Deklarata e Ndokës:

‘Për mua, Lulzim Basha ka dy rrugë. Rruga e parë që do i jepte atij një lloj rehabilitimi është dorëheqja.Ai e kupton se është në kufijtë e pamundësisë për të tejkaluar tufanin që ka përballë dhe nëse ai ka nuhatje politike, nëse ai ka paksa moral, karakter, unë do i sugjeroja si mik, se nuk jam prishur me të, se dorëheqja do ishte kapak floriri për të. Njeriu përballet dhe shikon edhe këtë mundësi. Pjesa e dytë është të presim shkarkimin.

Nuk mund të jetë ai kryetari i PD-së. Me ketë bazë që ka PD sot, kurrë nuk do ketë besimin e bazës së Partisë Demokratike, imagjinojeni besimin tek qytetarët e më gjerë. Andaj, Berisha sot ka një fat të rënë nga qielli’, deklaroi Ndoka.