“Zihen dy vetë, fiton një i tretë”, Armaldo: Amos do ta mbajë mirë me të gjithë

Amos Zaharia dhe Olta Gixhari prej ditës së parë kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit, kjo për shkak të miqësisë që kanë jashtë, duke qenë se ndajnë edhe të njëjtin profesion.

Në shumë prej situatave që janë zhvilluar në shtëpi, Amos e ka mbështetur gjithmonë Oltën. Ndërsa në debatin që ajo pati sot me Luizin, Amos nuk ndërhyu fare, por shkoi i tha Luizit që nuk mund ta ofendosh në atë lloj mënyre një person.

Duke qenë në mes të dy “zjarreve”, Amos nuk po dinë se ku të pozicionohet. Për këtë arsye, Armaldo, Efi, Kiara dhe Valbona, komentuan qëndrimin e tij.

Sipas Kiarës, Amos është shumë fisnik dhe në mes të kësaj situate, ai ndihet në siklet.

Por, Valbona dhe Armaldo thanë se ai nuk kishte pse të mbante “krah” që në fillim, kur shumë mirë mund të luante vetëm.

Nga ana tjetër, Armaldo shtoi se Amos thjesht përpiqet ta mbajë mirë me të gjithë.