Zbulohet roli i Turqisë në Paktin e Detit me Greqinë. Admirali turk tregon prapaskenat: Kujdes me grekët, po ju mashtrojnë

Gazeta turke “Haberturk” ka zbuluar prapaskenat e anulimit të marrëveshjes për shelfin detar Greqi-Shqipëri në 2009, pas jehonës që shkaktoi në rajonin mesdhetar ratifikimi i marrëveshjes së AOZ mes Greqisë dhe Italisë, raporton Panorama. Me një artikull me titull “Admirali Cihat Yayc? paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi”, gazetarja turke Cubra Par i referohet gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe, ndërsa zbulon se ishte pikërisht pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese. Pa dyshim...