Yuri Kim nxit autoritetet shqiptare të veprojnë, zbardhet mesazhi i fortë nga SHBA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në një postim në “Twitter” një nga rekomandimet e OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Kim shkruan se SHBA i nxit autoritetet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR . Sipas Kim, e drejta e qytetarëve për të votuar lirisht dhe pa frikë, presion apo joshje të paligjshme është themelore për demokracinë.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirisht dhe pa frikë, presion apo joshje të paligjshme është themelore për demokracinë”, shkruan Kim.

Bëhet fjalë për rekomandimin e katërt prioritar të Raportit Përfundimtar të OSBE/ODHIR, i cili thotë: Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.