Ylli Manjani thumbon ashpër ambasadoren amerikane: Refuzoj të besoj atë që thotë ministresha e propagandës

Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, kryesisht për takimin e djeshëm mes ambasadores Yuri Kim dhe Lulzim Bashës.

“Në emër të këtij imazhi rrefuzoj të dëgjoj e të besoj atë që thotë ministresha e propagandës, zonja Kim.

Ndërkohë Lulit i ruajt Yuri vulën se partia e ka lënë. Shqipëria po e po. Ai nuk bind partinë e vet, të cilën e quan thjesht vulë, jo më Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Marrëdhëniet diplomatike një shtet i vendos me një shtet tjetër. Shtetet komunikojnë e bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ndaj dhe quhet bashkëpunim ndërshtetëror. Janë konventa e akte ndërkombëtare pa fund që rregullojnë këto gjëra.

Shteti i zonjës Kim, sipas kësaj të fundit kuptohet, paska 30 vjet që paska bashkëpunuar me PD, jo me shtetin Shqiptar.

Hajde llogjikë, hajde!

Hajde diplomaci, hajdeeee! Shtetet nuk ndërtojnë aleanca me parti të vendeve të tjera. Me asnjë parti kudo qoftë e sado e madhe të jetë!!!

Zaten kështu katandiset imazhi i një Ambasade kur ambasadori/ja bën detyrën e ministrit të propagandës. Dhe jo të propagandës së qeverisë që e ka emëruar, por të qeverisë në shtetin e të cilës shërben. Ky quhet amerikanllëk shqiptar. Pash hatrin e t’madhit zot na e kurseni imazhin e mirë që ende kemi për demokracinë Amerikane!

Në emër të këtij imazhi refuzoj të dëgjoj e të besoj atë që thotë ministresha e propagandës, zonja Kim Ndërkohë Lulit i ruajt Yuri vulën se partia e ka lënë. Shqipëria po e po. Ai nuk bind partinë e vet, të cilën e quan thjesht vulë, jo më Shqipërinë.Le të presë sa të mbijë bari, në i lëntë radhë gomari…”-shprehet Manjani.