Xherdan Shaqiri mes Italisë dhe Spanjës, zbulohen klubet që e duan

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po mendon të largohet nga skuadra kampione e Anglisë, pasi hapësirat për të janë thuajse zero.

Ai kërkon të ketë minuta dhe trajneri Jurgen Klopp nuk ia plotëson dot. Futbollisti me origjinë shqiptare ka pas vetes dy ekipe.

28-vjeçari mund të kalojë në Serie A ose La Liga, pasi pas tij e ka Lazion dhe Sevillan.

Drejtori Igli Tare e do me patjetër në skuadër, pasi ka besim se Shaqiri do të ndihmonte shumë lacialët. Në krahun tjetër, spanjollët shohin te Shaqiri një lojtar që mund të bëjë mirë në skuadrën e tyre.