Vuçiç: Prishtina pësoi një humbje politike, mund të ketë aksione të reja policore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se mund të ketë aksione të reja të Policisë së Kosovës, siç thotë ai për shkak të humbjes politike që pësoi Prishtina, duke shtuar se Serbia do të jetë gati për këtë. “Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre,” është shprehur Vuçiç. Presidenti serb shtoi më tej se Beogradi duhet të jetë...