### Pamje të pazakonta në Bosnje dhe Hercegovinë, person i veshur me të zeza shfaqet pranë varrezave
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi në të shihet një person i veshur plotësisht me të zeza pranë një varri, gjatë orëve të natës.
Sipas informacioneve të publikuara nga **“Fenix Magazin”**, personi dyshohet se kishte shqetësuar banorët e zonës gjatë ditëve të fundit, ndërsa disa prej tyre më pas kanë dalë për të kërkuar dhe identifikuar personin.
Në pamjet e publikuara, të realizuara gjatë natës, shihet një person me veshje të gjatë të zezë pranë një varri, ndërsa disa persona të tjerë, të pajisur me drita, afrohen drejt tij.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Megjithatë, deri tani **nuk është konfirmuar identiteti i personit**, arsyeja pse ndodhej në varreza apo nëse në këtë rast ka pasur ndërhyrje të policisë. Gjithashtu, nuk janë bërë të ditura informacione të mjaftueshme për vendndodhjen e saktë të ngjarjes.
Pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa rrethanat e plota të rastit mbeten të paqarta.