Një kryeministër non grata? Mziu bën kthesën që nuk pritej, habit me përgjigjen

I pyetur nëse e sheh kryeministër Sali Berishën, pavarësisht statusit non grata në SHBA, Xhelal Mziu u shpreh se para së gjithash, është vota ajo që vendos.

“Ajo që do të doja unë është që Berisha të mos ishte non grata. Ka plot sot në qeveri që do të duhej të ishin non grata. Nëse Berisha do të ishte kryeministër, nuk ka asgjë, pasi do të kishte mbështetjen e shqiptarëve. E rëndësishme është të fitosh votat, janë ato që vendosin. Nëse do të kishte fituar Basha, sot do ishte kryeministër.”, tha Mziu.