Duda Balje: Jam kërcënuar tri herë sot, më kanë thënë të kem kujdes si votojë në Kuvend

Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se gjatë pasdites së sotme ka marrë tri telefonata anonime nga të panjohur të cilët e kanë kërkcënuar.

Përmes një reagimi publik, Balje ka thënë se është kërcënuar paturpësisht, ku i kanë thënë se duhet të ketë kujdes se si voton në Kuvendin e Kosovës.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ”kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës””, thuhet në reagim.

Ajo shton tutje se të gjithë përsonat që fshihen pas këtyre numrave të panjohur dhe e kërcënojnë do të dalin para drejtësisë.

“Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim”, shkruan Balje.