Tensionet me Greqinë: Prapaskenat e një tërheqjeje turke në ujrat e Egjeut

Turqia do të pezullojë kërkimin për naftë dhe gaz në detin e ujërave të diskutuara të Mesdheut lindor, i cili ka rritur ashpër tensionet ushtarake me Greqinë fqinje, tha të martën një zyrtar i lartë turk. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u tha bashkëpunëtorëve të tij që “ta lënë mënjanë për një kohë”, sipas një deklarate të zëdhënësit të tij Ibrahim Kalin, dhënë në CNN Turk. Javën e kaluar, Turqia njoftoi planet për të dërguar anijen kërkimore Oruc Reis dhe dy anije mbështetëse për të kryer kërkime deri më 2 gusht në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastelorizo. Të...