Grenell: Nuk kërkuam marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar

misari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar gazetës The New York Times, lidhur me një shkrim që fliste për planifikimin e një takimi në Shtëpinë e Bardhë, të shtunën.

“SHBA-ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Washington.

Grenell përmes një shkrimi në Twitter iu përgjigj duke thënë se ka shumë gabime rreth kësaj çështjeje, dhe kjo nuk është çudi sepse reporter asnjëherë nuk ka folur me të.

Më tej, Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj çështjeje. Nuk çuditem… reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell.

Në shkrimin e fundit në Twitter, Grenell gjithashtu tha se ka biseduar me Sigurinë Gjermane dhe Francezë për të koordinuar këtë qasje ekonomike.

Po ashtu theksoi se shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar.

“Gjithashtu: Kam biseduar direkt me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë dhe Francës për t’u koordinuar lidhje me qasjen tonë të kufizuar (vetëm për politikë). Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje. Nuk do të përfshihemi në qasje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Do të koordinohemi më këdo që është përgjegjës”, shkroi Grenell.