“Mos bëni më lojëra”, ambasadorja e SHBA: Përfundoni reformat

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh të rëndësishëm për procesin e reformave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediat para se të hynte në KPA, ambasadorja u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE pa përfunduar më parë reformat.

Kim është shprehur që politika duhet të lërë lojërat dhe të realizojë Reformën Zgjedhore, ashtu siç i është premtuar popullit.

“Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë të familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra. Është koha të realizohet reforma zgjedhore, siç udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj sikur populli shqiptar dhe SHBA”,-tha Kim.