Shqipëria kryeqendër në Ballkan përball Rusisë: Parashikohen rreth 120 avionë, 10 mijë autoblinda dhe sisteme raketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shteti i Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen ku pritet që vitin e ardhshëm të ndërtohen tri baza Amerikano-Shqiptare në Shqipëri.

Kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se, pas kësaj marrëveshje parashikohet që Amerika të sjell në Shqipëri 120 avion ushtarakë, 10 mijë autoblinda si dhe lloje të ndryshme mjetesh dhe sisteme raketore.

Sipas tij, deri tash në Shqipëri kanë arritur 33 helikopterë Apach.

Ja postimi i tij:

“SHQIPËRIA DO TË JETË KRYEQENDRA E BALLKANIT PËR BAZAT E SHBA dhe NATO-s
Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikoptera Apach.

Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër RUSISË.
GOD BLESS AMERICA – ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN”– u shpreh ai.