### Ndarja nga jeta e Xhenetës, Komuna e Çairit shpreh ngushëllime për familjen
Me pikëllim të thellë, Komuna e Çairit ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Xhenetës, e cila ishte e punësuar në këtë institucion.
Në emër të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe të gjithë punonjësve të komunës, familjes dhe të afërmve të saj u janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë angazhimit të saj në institucion, Xheneta u dallua për përkushtimin ndaj punës, korrektësinë dhe marrëdhëniet e mira me kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Ajo do të kujtohet nga kolegët si një person i dashur, punëtore, e përkushtuar dhe gjithmonë e buzëqeshur, e cila me mirësinë dhe pozitivitetin e saj la gjurmë te njerëzit që e njohën.
“Përkujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten pjesë e kolektivit tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.
Në fund, Komuna ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjen dhe të afërmit, duke u uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira.