A po heq dorë Bashkimi Demokratik nga ideja për kryeministrin e parë shqiptar?

A ka hequr dorë Bashkimi Demokratik nga kryeministri i parë shqiptar? Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në televisionin Telma ka deklaruar se biletë hyrëse për në negociatat me Bashkimin Demokratik është respektimi i marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe asaj me Bullgarinë. Osmani thotë se negociatat nisin pas certifikimit të rezultateve dhe se për kryeministrin do të pozicionohen pas garancive që do të marrin për 3 marrëveshjet. Biletë hyrëse për negociata me ne janë tri marrëveshjet sepse ne ashtu u përcaktuam edhe gjatë fushatës. Bashkimi Demokratik është garanci e tri marrëveshjeve. Unë e quaj Bashkimin Demokratik...