‘Sali Berisha, ish-doktor dhe pensionist duhet të dilte të jepte shembull për qytetarët”, Bushati i bën thirrjen e befasishme ish kryeministrit

Deputeti socialist Ervin Bushati teksa ka komentuar fushatën e vaksinimit masiv në vendin tonë, tha se ish kryeministri Sali Berisha, ish-doktor dhe pensionist, duhet të dilte të jepte shembullin dhe të thoshte se do ta bëjë vaksinën si bashkëmoshatarët e tij.

Deklarata e Bushatit:

‘Ndërkohë që shtetet që kanë avancuar dhe sot po rikthehen në jetë siç ishte Izraeli apo siç do jemi dhe ne pas 2 muajsh. Kanë bërë shumë mirë, ndërkohë që me studime siç lexova dje ne Financial Times edhe në SHBA konservatorët, të djathtët, 30% nuk besonin në vaksinë. Në Itali ka 5 me 6 vite që politikanët populistë kanë ecur me teoritë se vaksinat janë të këqija për njerëzimin. Vaksinat ka 200 vjet që janë mes nesh, nuk i ka pyetur njeri. Kanë që në 1807 që bëhen mes njerëzve dhe kanë shpëtuar gjenerata të tëra. E kanë çuar botën 8 miliardë njerëz.

Sot është bërë politike gabimisht. Njerëzit që duhet të dilnin të parët duhet të ishin ish-doktorët , pensionistët. Sali Berisha ish-doktor, pensionist, 80 vjeç duhet të dilte të jepte shembullin dhe të thoshte unë jam në pension do bëj vaksinën si bashkëmoshatarët e mi. Kështu duhet ta bënte gjithë opozita dhe ky popull ta kishte mbaruar sot.’-tha Ervin Bushati.