“Rilindja u shua pa lindur”, Lefter Maliqi ‘kërcënon’ socialistët, zbulon sa mandate do marrë LSI në Berat

Deputeti Lefter Maliqi përmes një postim në Facebook shkruan se shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë të ndriçohen nga vullneti i Opozitës se Bashkuar.

Maliqi thotë se në qarkun e Beratit LSI do të marrë 3 mandate nga 7 që ka në total ky qark.

‘Rilindja është shuar qe pa lindur, shqiptaret dhe Shqipëria meritojnë te ndriçohen nga vullneti i pashtershëm i Opozitës se Bashkuar. Takime pa fund dite e nate, për fitoren e garantuar qe nis me 3 mandatet qe i jep Berati LSI-se. Jemi shume dhe te forte, te gjithë bashke për Shqipërinë, Shtëpinë tone. Dielli i Shqipërisë lind nga Perëndimi me 25 Prill’, thotë Maliqi.