Restorantet në Maqedoni: Dasmat janë shumë më sigurta te ne se sa nëpër oborre dhe banesa

Restorantet të cilët kanë salla të mëdha për dasma presin vendimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për fillim të punës së tyre, e që duhet të miratohen në javën e ardhshme. Ata tashmë kanë dorëzuar propozime shtesë të protokolleve, por nuk ka përgjigje nga komisioni. Disa prej propozimeve , sipas Martin Angellovskit, nënkryetar i Odës Ekonomike Turistike, është që të përgatitet lista e mysafirëve të pranishëm që e ka të gatshme dasmori dhe organizimi i dasmës në podium të caktuar. “Siguria do të jetë maksimale sipas protokolleve për punë dhe shumë më e sigurt se sa shembujt e deritashëm ku...