Pse nuk bëhet e detyruar mbajtja e maskave në Shqipëri? Pëllumb Pipero zbulon arsyen

Doktori i njohur Pëllumb Pipero është pyetur nga moderatori Arian Çani se përse në Shqipëri nuk flitet për mbajtjen e detyruar të maskave kur në Francë, Itali dhe Gjermani janë të detyrueshme.

“E kam thënë se nuk ka studime konkrete për këtë. Maskat duhet të mbahen vetëm në publik, polici duhet ta mbajë, shoferët duhet ta përdorin jo ta mbajnë në makinë sepse kjo nuk ka sens” – tha mjeku Pipero.