Po vjen avioni “plumb” që do të ndryshojë fluturimin

A është një vezë, një blimp apo një plumb? Sido që të dëshironi ta quani formën e avionit të ri “Otto Celera 500L” ai parashikohet që të revolucionarizojë aviacionin.

Duket si asnjë aeroplan tjetër. Ai ka një aerodinamikë unike. Avioni i ri do të djegë më pak karburant. Fluturimi me “Celera” do të kushtojë 328 dollarë në orë.

Ideja për avionin e ri është e veteranit të hapësirës ajrore William Otto. Projekti filloi si një eksperiment mendimi: A do të ishte e mundur të dizenjohej një avion biznesi që është në mënyrë dramatike më i lirë për t’u drejtuar sesa opsionet aktuale?

Për frymëzim, Otto shikoi studimet që kishte bërë mbi silurët, kur po përpiqej të vendoste më shumë prej tyre në një nëndetëse. Për ta bërë këtë, ai i bëri motorët shumë më të vegjël, duke u dhënë silurëve një formë më efikase që kërkonte më pak fuqi. Në të ardhmen e afërt, motori me naftë mund të zëvendësohet me një elektrik ose hidrogjen, për ta bërë aeroplanin pa emetime.

“Celera 500L” fluturoi për herë të parë në vitin 2018 dhe që atëherë ka përfunduar rreth 50 fluturime provë. Otto beson se avioni përfundimisht do të dalë në shitje në vitin 2025.