Përjashtimi i Berishës, Kadilli zbulon se çfarë do të bënte po të ishte kryetar i PD-së

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë.

“S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedhjeve që do e shpallnin “non grata” Berishën. Po të isha kryetar unë nuk do të ndodhte kjo. Basha nuk thotë as po as jo, po thotë “pjo”.

Me ndërkombëtarët nuk bëhet kjo. Në 2016 e quajti ambasadori amerikan gënjeshtar, në diplomaci flitet me gjuhë trupi. Kishte mundësi ta zgjidhte që para 2019. Nuk ka ambasador në botë që të vi të shkallët e PD të bërtas, kjo ndodhi prej Lulzim Bashës”, thotë Kadilli.

Kadilli e ka quajtur Bashën një përtac që nuk e do punën.

“Unë e gjykoj si zgjatim përtac të zotit Berisha, nuk punon, nuk do ta bëjë punën. Ne nuk patëm zotësinë për të prodhuar një model tjetër politik. Berisha qe shumë fryt për PD”, thotë Kadilli.