Për Lori Hoxhën ka një histori dashurie në “Big Brother” që do ta mbajë mend gjithmonë, rrëfehet trashëgimtarja e Top Channel: Më ka ngelur gjatë në memorie

Mbrëmjen e djeshme u transmetua në “Top Albania Radio” intervista eksluzive e producentes së këtij spektakli, Lori Hoxha. Në një bisedë me gazetaren Jonida Aliçkollin, Lori zbuloi shumë detaje lidhur me “reality show-n”. Mirëpo, nuk kishte si të mos flitej për “Big Brother”, versionin klasik, në këtë intervistë. E pyetur se cilat janë episodet më të dashura nga “Big Brother” në Shqipëri, Lori veçoi marrëdhënien mes Bjordit dhe Adelës. Ajo e cilësoi si një një histori të dhimbshme po aq sa dhe të bukur dhe të vërtetë.

“Siç e thashë unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim.”