Pasojat afatgjata nga koronavirusi: Pacientët përjetojnë këto simptoma pas shërimit

Një nga aspektet e coronavirus që po shqetëson mjekët janë pasojat afatgjata që po përjetojnë pacientët. Jeannie McGinnis ende po vuan, ndonëse kanë kaluar 17 javë pasi është infektuar me COVID-19. “Unë isha e shëndetshme përpara se të prekesha nga virusi. Isha në gjendje që në palestër të bëja kickboxing. Tani mezi mundem që për 5 minuta të bëj joga pa munduar e forcuar mushkëritë e mia. Shumë prej nesh po përjetojnë një përvojë të quajtur ‘shtrëngimi’ nga COVID-19, ku në mes të natës ose menjëherë pas një dremitjeje, ndërsa zgjoheni ju ndjeheni sikur dikush ju merr frymën, ju ndjeheni...