“Do e heqim tani me ligj në Parlament”, Rama jep lajmin e madh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas heqjes së tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 2029, qeveria ka qëllim që të heqë edhe TVSH-në për këtë kategori po deri në 2029.

“Do e mbyll duke thënë këtë dhe do ju lutesha të na ndihmonit t’ua përcillnim atyre që sot kanë dalë nga një situatë e vështirë, atyre që janë punëkrijues, njerëzit më shembullorë sipas meje të Shqipërisë që duam ne, që është një vend i vështirë të gjesh punën që do por, kush do të jetojë me punë, e krijon punën, biznesi i vogël.

Në këtë sesion parlamentar do çojmë rishikimin e buxhetit dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin dhe jo për fushatë, jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029. S’do kenë tatim-fitimi dhe ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, u them atyre që kanë biznes të vogël, ne do ju heqim edhe TVSH-në, limitin, deri në sa xhiro do e përcaktojmë në vazhdim.

Për disa vite ata mos kenë as tatim-fitimi as TVSH dhe kjo do bëhet me ligj në parlament, jo në fushatë”, – u shpreh Rama.