Pasi SHBA e fundosi familjarisht Berishën, Zeka flet me emra dhe trondit me detajet që bën publike, tregon politikanin shqiptar që ka vilë 10 mln euro

Gazetari Milaim Zeka paralajmëron se “furtuna” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën shqiptare nuk do të ndalet.

Ai tha se është vetëm fillimi pasi lista do të vazhdojë me ata të PS dhe LSI. Sipas tij SHBA ka investuar për drejtësinë e re në Shqipëri dhe shumë shpejt do të ketë ngjarje të reja.

“Sali Berisha tha se Blinken ka prekur dinjitetin e tij, por shumë deputetë dhe ish-kryeprokurorja e shtetit janë fyer pikërisht nga ai, i ka thënë kryeministrit se djali juaj është i babait tuaj, se kuptoj sesi flet ai për fyerje të dinjitetit. Unë e admiroj për rrugën e Kombit, por ka pasur akuza se është bërë vjedhje e 200 milionë dollarëve në atë rrugë. Të gjithë ministrat janë bërë milionerë. Si e bëri Meta vilën në Gjirin e Lalzit që kushton nga tetë deri në 10 milionë euro.

Nga u pasuruan ministrat e Ramës dhe Berishës? Ndaj nuk e kuptoj fare vendimin e Blinken tani. Me dash SHBA vijnë tani në mes të Tiranës dhe me duar të lidhura i dërgojnë në burgun e Guantanamos. SHBA ka qenë faktori numër një përcaktues i fatit të kombit Shqiptar. Pa SHBA nuk do ekzistonim si komb, s’do kishte as Shqipëri as Kosovë. SPAK është krijuar me paratë dhe iniciativën e SHBA. Lista është e gjatë si te PD dhe LSI. Do vazhdojë me akuza dhe të ministrave të Ramës. Kemi atë Ilir Beqajn e shëndetësisë është multi milioner. Këta ministra s’kanë pasur brekë në bythë dhe janë bërë multi milionerë ndërkohë që qytetarët e Shqipërsisë s’kanë bukë të hanë. Ministri i turizmit fliste për turizmin ndërkohë plazhet e Shqipërisë nuk kanë ëc publike. Ne e dimë se e shëtisim shpesh bregdetin shqiptar”, tha Zeka për Report Tv.