Kontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën në AlbControl: Isha stresuar

Flora Ndreca, një nga kontrolloret ajrore që ka vendosur të pesullojë punën ka treguar në emisionin “Opinion” përse kontrollorët vendosën të pezullonin punën e tyre.

Ndreca tha se së bashku me 5 kontrollorë të tjerë ka kërkuar disa ditë relaksi, pasi sipas saj, një kontrollor nuk mund të punojë në kushte stresi, por më vonë nga drejtuesi e saj i është kërtkuar që të largohej nga puna.

Kjo gjë ka bërë që dhe kontrollorët e tjerë të plotësojnë formularin e paaftësisë së përkohshme, duke shkaktuar kështu dhe pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Në bazë të kodit të punës nuk mund të bëjmë grevë, është paaftësi e përkohshme. Kur kontrollorët e trafikut ajror, nuk mund të siguroj që ne jemi për të ofruar një shërbim. Nëse mua më mungon koncentrimi para radarit mua më gjobitin me 2 milionë të vjetra. Në këto momente ne stresi po na shtohet. Ne nuk jemi të politizuar, jemi profesionistë. Dje un bashkë me stafin tim, ishim 6 veta në turn. 5 nga ne u ndien të stresuar nuk u ndiem mirë dhe vendosëm ta mbanim trafikun dhe në fund të turnit të plotësonim një formular që përmban skema e kompetencës që ne jemi të paaftë përkohësisht. Unë personalisht kam kërkuar 3-4 ditë periudhe relaksi. Në momentin që mbaruam turnin, dorëzojmë formularin tek eprori jonë. Nisemi për në shtëpi, marrim një telefonatë nga drejtoi operacional, kthehemi dhe gjendemi para faktit të zgjidhjes së kontratës së punës. Nuk kishin një arsye, unë refuzova ta firmosja. Nëse unë ulem në vendin e punës dhe jam e stresuar për arsye personale, unë bëj shkelje ligjore nëse punoj në kushte të tilla. Në momentin që 5 kontrollorë u hoqën nga puna, kontrollorët e tjerë bën paaftësi të përkohshme për solidarizim. Në nuk paguhemi nga numri i trafiku, ne paguhemi për shërbimin”, tha Ndreca.