Gazetari Blendi Fevziu deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionit ‘Të paekspozuarit’ se është tronditur nga deklarata e Lulzim Bashës, i cili tha se nuk mund të mblidhet Ku bendi i Partisë Demokratike sikurse pretendon Sali Berisha. Fevziu tha se Kuvendi duhet të mblidhet në çdo rast dhe kjo nuk varet nga kryetari, por nga statuti i partisë. “Mua më tronditi kur e dëgjova këtë. Rregullat janë rregulla. Nëse kërkohen 1500 firma për të mbledhur Kuvendin, po ai do të mblidhet. Nëse hapim këtë lojë që gjithsecili e interpreton ligjin, nuk ka kuptim. Sikur të dalë Rama të thotë nuk bëjmë...
Continue reading...Pak para mbërritjes së presidentes së Komisionit Europian, Edi Rama përballet me të papriturën
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e sotme, e cila do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Por pak momente para se presidentja të zbresë në Tiranë, duket se një problem ka ndodhur me faqen zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në “facebook”, pasi në tentativë për ta klikuar, del që nuk është më e aksesueshme. Nuk dihet nëse është facebook që ka mbyllur faqen e Ramës apo shkak mund të jetë bërë fakti i shumë reporteve të marra. Ajo çfarë facebook nxjerr kur klikohet faqja e kryeministrit.
Continue reading...Lobove përmes Soros tek DASH? Rama thyen heshtjen për shpalljen non-grata të Berishës
Kryeministri Edi Rama i pyetir gjatë një interviste televizive se nga e dinte që Sali Berisha nuk mund ta kalonte oqeanin, është shprehur se për shkak të detyrës di shumë gjëra. “Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera. S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamant mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa...
Continue reading...Ristani plas deklaratën e fortë: Grida Duma zbuloi sot bashkëpunimin e fshehtë mes Bashës dhe Ramës
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka zbuluar gafën e nënkryetares së PD, Grida Duma e cila hedh dritë mbi bashkëpunimin e fshehtë deri tani mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ristani tha se Grida Duma i kërkoi Ramës t’i ofronte bashkëpunim PD-së në koncesionin e Portit të Durrësit i cili është parashikuar të jetë një projekt me vlerë 30 milionë euro. “Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin...
Continue reading...Komenti qesharak i ish-ministrit serb: NATO nuk ka forcë kundrejt ushtrisë sonë
Ish-ministri i mbrojtjes i Serbisë Dragan Sutanovaq tha se “NATO në Kosovë nuk ka forcë që mund të kundërshtojnë Ushtrinë Serbe, dhe aq më pak forcat e Kosovës, kështu që pyetja nuk është nëse Serbia ka diçka për të kundërshtuar, por pse do ta bënte atë”. Në këtë mënyrë, Sutanovaq iu përgjigj deklaratës së një përdoruesi në Twitter, i cili shkroi se Ushtria Serbe nuk ka asgjë për të mposhtur NATO-n dhe shqiptarët e Kosovës. “Për pretendimin se “paktit të NATO -s i duhen 15 minuta për të përcjellur forcat e tij nga Adriatiku në Kosovë dhe se 100 avionë...
Continue reading...Kreshnik Spahiu: Meta, Rama, Berisha dhe Basha aktrojnë dhe nuk iu interesojnë qytetarët, duhen rrëzuar të katërt se janë bashkë
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të klasës politike shqiptare. Përmes një statusi të mbushur me ironi, zoti Spahiu e ka quajtur politikën shqiptare një telenovelë, me protagonistë 4 figurat kryesore të saj. Sipas tij, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha aktrojnë dhe nuk iu interesojnë qytetarët. Madje, me ironi juristi thotë se në film ata vriten, ndërsa në realitet jetojnë të lumtur. “Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli president....
Continue reading...“Nuk vë më baste për datën”, kryeministri Rama e thotë troç në sy të Presidentes së KE-së
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, u shpreh sërish se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre. Rama theksoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut. Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira. “Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv...
Continue reading...“Ti je spekulant!” Baton Haxhiu përplaset keq me Alizotin dhe nuk lënë gjë pa nxjerrë: Ke qenë në takim me Lavrovin
Deputeti i PD Tomor Alizoti debatoi mbrëmjen e djeshme me analistin baton Haxhiu në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Ndërsa analisti Haxhiu ka dhënë argumentet e tij pro këtij projekti, deputeti Alizoti tha se kjo ishte një tezë antikombëtare. Për më tepër ai akuzoi gazetarin Haxhiu se ka mbrojtur tezën për ndarjen e Kosovës e se madje ka qenë në një takim ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov. Pjesë nga debati: Alizoti: E keni inicuar bashkë me Ramën. Haxhiu: Ti je spekulant. Si mor burr keni marr gjënë më të keqe berishiane?! Më së pari...
Continue reading...Përplasjet Rama-Kurti, flet Haxhiu: Albini synon bashkimin Kosovë-Shqipëri
Analisti Baton Haxhiu duke folur për raportet mes Kryeministrave Rama dhe Kurti, tha se Albin Kurti synon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por sikurse e cilësoi ai këtë e bën për qëllime feudale. Në studion e emisionit “Opinion”, Haxhiu tha se Kurti e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do. Pjesë nga biseda: Haxhiu: “.Albini e ka garën me të ardhmen, sepse e e vetmja pengesë për të është ky (referuar Ramës)” Fevziu: “Përplasja lidhet me ambicjet e gjithsecilit?” Haxhiu: “Albini e ka Kosovën trampolinë për të arritur aty ku do.” Fevziu: “Kush është ajo që do?” Haxhiu:...
Continue reading...Rama nderon akademikun Rexhep Qosja me medalje: Zotni burrë, mësimi që mora prej tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dekoruar me “Yllin e Mirënjohjes Publike”, akademikun Rexhep Qosja. Rama vlerësoi figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes duke thënë se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Më tej, kryeministri kujtoi kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës kisthe vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë. Rama tha se artikulli i dhembi atëhere dhe prej asaj kohe nuk i mban më duart në xhepa. ‘’Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Ti shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh...
Continue reading...




