“Nuk duheshin shitur hidrocentralet”, ish-zv.ministri thumbon Berishën: Pse po rriten çmimet në Shqipëri

Ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello ka folur për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë. Bello tha se Shqipëria i siguron vetë 80% të nevojave për energji elektrike, por është bërë gabim me shitjen e hidrocentraleve. “Ende nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Ka trokitje që mund të shkohet në një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht ka rritje të gazit dhe karburanteve. Tregu i jashtëm është tërësisht i çrregulluar. Rritja e kërkesës për energji, ka bërë që të kemi rritje të gazit dhe naftës. Me ardhjen e dimrit rritet edhe...