“Njeriu ka momente që e qorton veten!” Aleati i Bashës tregon ku gaboi në politikë dhe befason me atë që thotë për kreun e PD-së

Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Jeto me orën”, qortoi veten për disa veprime politike, ndërsa për Bashën tregon se nuk i ka lënë shije të mirë, sidomos fakti që la kauzën në mes.

Nëse ktheni kokën prapa a do të kishit bërë diçka ndryshe?

Nard Ndoka: Kur njeriu sheh me një lloj përgjegjësie historinë politike e vendimmarrjet që kanë krijuar dhe kosto, njeriu gjykon se ka vepruar gabim në ato momente, edhe pse të tilla ishin rrethanat e kushtet. Kur i gjykon në kohë gjërat kanë ndryshuar dhe qorton dhe veten.

Ka diçka për të cilat e qorton më shumë veten?

Nard Ndoka: “Lënia e mandateve ka qenë vendim i guximshëm. Kam qenë pro dhe nuk jam penduar as sot. Morëm vendimin e duhur në atë kohë edhe pse kjo kauzë u la në mes të rrugës nga Basha por vendimi ishte i drejtë. Vazhdimësia pati problemet e veta.

Vendimmarrja për zgjedhjet lokale. Opozita vendosi ti bojkotonte ndërsa unë isha për ti penguar zgjedhjet moniste. Do të kishte tjetër rrjellë politika dhe nuk do ishim në situatën e sotme. Kjo është vendimmarrja që duhej të kisha këmbëngulur shumë më tepër edhe në raport me zotin Basha i cili kishte në fillim një bindje të tillë por më pas nga presioni i ndërkombëtareve ndryshoi dhe kjo pati kosto të madhe për vendin. Këto janë vendime që të ngarkojnë me përgjegjësi e njeriu i mban mend gjatë si shije jo të mirë.

Si është politika?

Nard Ndoka: Politika është shumë e egër, e dhunshme dhe është e vështirë të mbijetosh gjatë jashtë klaneve e interesave. Kur mbaron një cikël e shikon pjesën e familje që ke ndërtuar”