Shkarkoi Nokën nga “Siguria”, Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale, PD jo bunker

Në reagimin e parë pasi shkarkoi Flamur Nokën nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, me tone të ashpra kryedemokrati Lulzim Basha, tha se PD s’mund të mbetet peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë në një bunker për interesa të kujtdo, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha. Prandaj, theksoi Basha, shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen, duke iu referuar këtu deklaratave të fundit të Nokës. “Nokës i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin...