Një tjetër deputet tradhton Bashën, i bashkohet “Foltores” së Berishës

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë “Foltoren” me demokratët në qytetin e Kukësit. Deputeti Isuf Qela, njëherësh kryetar i PD Tropojë i bashkuar Berishës në takimin me demokratët e Kukësit.

Ndërsa qindra demokratë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike i kanë rezervuar një pritje spektakolare ish-kryeministrit Berisha i cili po kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe vendosjen e sovranitetit.

Makinat me flamurin e PD-së e vendosura në kolonë njëra pas tjetrës i kanë bërë një pritje të ngrohtë Sali Berishës.