‘S’po duroj dot më’, Alvisa nxjerr mesazhet me Hysenin

Alvisa Qarri ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale së fundmi pas puntatës së fundit të “Përputhen Prime”, ku deklaroi se është kërcënuar dhe dhunuar nga ish-partneri i saj, Hyseni.

Jo të gjithë e besuan Alvisën, madje gjatë spektaklit iu kthyen kundër duke bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënin në një çështje kaq delikate. Kështu që sot Alvisa ka vendosur të nxjerrë mesazhet me Hysenin, duke treguar se së shpejti do të publikojë edhe më shumë për të vërtetuar fjalët që ka thënë.

Në mesazhet me Hysenin (28 maj), Alvisa i shkruan: “Fjala ime e fundit, denoncimin s’ta bëra për hir të mamit dhe babit tim ama nëse shikoj gjënë më të vogël te makina ose në diçka tjetër s’do ketë më kurrë kthim pas”.

“S’po duroj dot më, meqë ka shumë dyshime për fjalët e mia kam thënë kam fakte dhe prova për çdo fjalë timen, avash avash do i publikoj duke vërtetuar çdo fjalë që ka dalë nga goja ime”, shprehet Alvisa.

Më pas ajo publikon dhe të tjera mesazhe të datës 26 maj ku Hyseni i shkruan: “Dhe mos më bëj mua fajtor. Se i pate gjërat në dorë e s’dite t’i mbaje. Të dukej e thjeshtë jeta kur ishe me mua. Po është shumë e vështirë kur nis diçka nga 0”.

Ndërsa Alvisa i përgjigjet: “Bushi ti mos më bëj mua fajtore se unë ndryshova shumë për ty, ti nuk bëre asgjë për mua. Nuk u ndamë për veshjen time, u ndamë se ti flisje me dikë tjetër dhe më trajtove si plehrë. Më keq keqtrajtuar, më ke sharë, më ke mashtruar, vetëm bërtisje, asnjëherë nuk përpiqeshe të flisje butë, të lutem shumë. Se sa do arrij unë do e shikosh se ça femre jam. Jam ajo punëtorja që ti adhuroje dhe unë o eci o s’kam pse jetoj ky është synimi im”.

“Në asnjë moment nuk doja të flisja për jetën time private, por disa persona nuk ma respektuan këtë vendim timin duke fol për mua pa aprovimin im. Situata është shumë e vështirë për mua dhe familjen time, por akoma dhe më e rëndë është kur njerëzit dyshojnë vërtetësinë time prandaj s’durova dot më dhe shpërndava vetëm dy gjëra minimale. Durova në emision 2 orë duke hedh baltë mbi imazhin tim vetëm e vetëm që pjesa e fundit që thashë mos të dilte pasi ka qenë pjesë më e frikshme e jetës sime.

Zëri im nuk po dëgjohej kur thashë 100 herë kam qenë e incizuar, e përndjekur, e kërcënuar, flisja nga frika. Jo askush s’po më dëgjonte derisa më detyruan të tregoja horrorin e jetës sime. Mirë që nuk po më dëgjonin, por po më ofendonin mbi 4 persona, po më injornon duke thënë ‘viktimizohu hë qaj tani’ etj. Është e turpshme si askush s’ta beson dhimbjen. E turpshme që ka njerëz kaq pashpirt. E turpshme që njerëzit të gjykojnë. Nuk jam hakmarrëse, por gjithçka ka kaluar kufijtë përtej limitit. Nuk po mundem më”, shprehet Alvisa.

Dhe në postimin e fundit i përgjigjet akuzave të Hysenit se e ka tradhtuar me Bashkimin. “S’kam tradhtuar sepse nuk kam qenë në një lidhje. S’kam tradhtuar për 3 vite nuk mund të tradhtoj kur kam qenë nën kërcënim dhe në lidhje imagjinare nga pala tjetër”, përfundon Alvisa.