Nga e hëna rrugët blindohen me postblloqe, Rama tregon si do funksionojë për zonat e kuqe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për masat e reja të lëvizjes. Kështu sipas tij, nga e hëna do të blindohen zonat e kuqe, ku hyjnë bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier dhe nuk do të lejohen hyrje-daljet nga këto zona. Ndërkohë gjithë pjesa tjetër e vendit do jetë zonë e gjelbër. Në zonat e kuqe lëvizja do jetë me të njëjtin regjim orari, pra deri në 17:30 ndërsa në zonat e gjelbra shkon deri në orën 21:00. Për më tepër, qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë. Sa i përket fundjavës,...