Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur e ‘Kuzey Guney’

Lajmi ka tronditur të gjithë botën e artit në Turqi. Aktorja Semra Dinçer, e cila ka qenë pjesë e shumë serialeve të ndjekura në Turqi, si ‘Kuzey Güney’, ‘Nusja nga Stambolli’ etj., është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Lajmi është bërë publik nga këngëtari Haluk Levent, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe për të gjithë fansat e aktores.

Semra Dinçer, prej dy vjetësh vuante nga kan ceri në mushkëri, betejën me të cilin nuk e fitoi dot.

Levent, në njoftimin e tij publik, shkroi mes të tjerave:

“Ishte kan cer në mushkëri. Prej 2 vitesh… u kryen operacione të shumta.

Por nuk ndodhi. Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave te saj!”

Në deklaratën e bërë publike nga Sindikata e Aktorëve, shkruhet: “Jemi të pikëlluar për humbjen e anëtares sonë themeluese, koleges sonë të nderuar Semra Dinçer. U urojmë durim të gjithë fansave të saj, veçanërisht familjes. Jemi shumë të trishtuar. Ngushëllimet tona”.