“Mos ki merak zonja Hajdari, unë jam sulltan”, paralajmërimi i fortë i Ramës

Nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se PS nuk merr urdhra as nga PD dhe as opozita parlamentare. Ai e paralajmëroi këtë të fundit se duhet të përgatitet të bëjë lëshime dhe jo të shantazhojë kuvendin me ikje prej tij.

“Ta bëjmë këtë proces me dinjitet, mos ki merak zonja Hajdari unë nuk hyj te ata, ti e ke thënë vetë se unë jam sulltan, nuk hyj te ata që marr urdhra nga jeniçerët e Lulit.

Një gjë është e sigurt, ju duhet të përgatiteni të bëni lëshime dhe jo të shantazhoni Kuvendin se ndryshe ne ikim dhe këtu mbetemi vetëm deputetët bio të Taulant Ballës, domethënë me grupin parlamentar socialist pa vota.

Do të ishte dështim shumë i madh për të gjithë, nuk do të mund ta kapërcenim dot në raport me njerëzit në radhë të parë dhe pastaj Europën ku duam të integrohemi”, – tha Rama në Kuvend.