Mjerë Donaldi! Romeo ia nxjerr bojën pas izolimit në ‘Big Brother VIP’

Tani që Donald Veshaj është izoluar në ‘Big Brother VIP’, telefoni i tij ka rënë në dorë të Romeos. Ai ka akses kudo dhe po i menaxhon rrjetet sociale.

Romeo u ka premtuar ndjekësve se do t’i publikojë të vëllait çdo foto që ka në telefon dhe do “t’ia nxjerrë bojën.” “Do t’i postoj foto Donaldit. Si fillim, që të mos e merrni dhe ju me doza të forta, do e nisim avash avash derisa t’ia nxjerrim bojën”, është shprehur ai për ndjekësit.

Si foto të parë, aktori i humorit ka publikuar një foto të Donaldit me një mimikë qesharake në fytyrë. “Fotoja numër 1”, ka shkruar ai, ndërkohë që ndjekësit po pres me padurim të tjerat.