Milaim Zeka paralajmëron: Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Gazetari Milaim Zeka, duke iu referuar burimeve të tij nga Gjykata Speciale, ka thënë se kreu i VV-së mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale.

Zeka ka thënë se arsyeja pse mund të ndodhë kjo ka të bëjë me veprimtarinë e Kurtit në zyrën politike të UÇK-së të udhëhequr nga Adem Demaçi.

“Burime prane Prokurorise te Gjykates Speciale, bejne te dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-se, munde te merret ne pyetje mbi veprimet e krereve te UÇK-se gjate luftes. Kjo, sipas kesaj prokurorie, munde te ndodhe, pasiqe Adem Demaçi dhe Albin Kurti, te pakten kane qene mire te informuar se çfare veprimesh po mirreshin ne teren, dhe shume prej ketyre veprimeve, te pakten sipas nje deshmitari, “ jane bere me urdher te zyres te UÇK-se ne Prishtine”. Te pakten, nje rast eshte regjistruar, qe me urdher te kesaje zyre, grupi i delegacionit ne Qirez, te cilit i printe Nekibe Kelmendi, eshte ndaluar ne Drenice”, ka shkruar Zeka.