Ekskluzive: Helikopterët serb futen brenda territorit të Kosovës, në Bërnjak (VIDEO)

Rreth orës 17:00, helikopterë serbë janë futur brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Ekipi i “Indeksonline”, i cili po qëndron afër pikës kufitare në Bërnjak, ka kapur momentin kur 3 helikopterët vëzhgojnë nga lartë.

Ushtarakët serbë kanë përcjellë situatën e krijuar që pesë ditë, kur serbët e dirigjuar nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.

Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues kosovarë të etnisë serbe.

VIDEO: