Veliaj, Bashës: Meriton respekt që largove Berishën. Je lider

Nuk mungojnë reagimet e mazhorancës ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. I fundit që ka komentuar është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit, gjatë një interviste dhënë në TopNews ka komplimentuar Bashën për përjashtimin e Sali Berishës. Ai tha se Basha u tregua lider.

‘Duhet vlerësuar, Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën, meriton respekt’, është shprehur Veliaj gjatë intervistës së tij.

Pas kësaj deklarate të Veliajt duhet parë sa leje apo vila do shtojë tani Lulzim Basha.