Mërgimtari ftesë Kurtit: Albin, hape një xhirollogari për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë

Mërgimtari nga Podujeva, Nexhmi Zeqiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hapë një xhirollogari për grumbullimin e disa mjeteve financiare.

Zeqiri, këtë kërkesë e ka bërë që në mënyrë që të mblidhen fonde nga diaspora dhe bizneset në Kosovë për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.

“I bëj thirrja Albinit ta hap një llogari bankare për tubimin e mjeteve financiare për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë me plane konkrete, rakteta moderne etj, si diaspora e bizneset në Kosovë. Besoj që do ta mbështesin fuqishëm”, ka shkruar ai në Facebook.