SHBA “mbledhë betë” edhe serbëve në Bosnje: S’ka ndarje të “Srpskas”, kthejuni punës

Ambasada e SHBA në Sarajevë ia bëri me dije Milorad Dodik, anëtarit serb të presidencës së Bosnje e Hercegovinës, që deklaroi se ndarja e Republika Srpska është e pashmangshme pas 6 muajsh nëse nuk ‘zbatohet marrëveshja e Dayton’ siç e kupton ai.

As Marrëveshja e Dayton e as kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk i lejon ndarjen asnjërit prej entiteteve. Agjencia e lajmeve boshnjake FENA ka publikuar përgjigjen e ambasadës amerikane si reagim ndaj pretendimeve të Dodik.

“Integriteti territorial dhe sovraniteti i BeH si një shtet me dy entitete dhe qarkun e Brckos janë të garantuara me marrëveshjen e paqes së Dayton. As Dayton, e as kushtetuta e BeH nuk ju japin të drejtën e shkëputjes asnjërit prej entiteteve” kanë thënë ambasada amerikane.

Ambasada amerikane shtoi edhe një paralajmërim dhe vërejtje për pasoja si një qortim për politikanët e Bosnje e Hercegovinës.

“Qeverisja me përgjegjësi ka të nevojshme pjesëmarrjen në pushtet dhe zbatimin e reformave kyçe ekonomike për transparence që të përmirësohet jeta e qytetarëve, e jo në thirrje reaksionare që sjellin vetëm ulje të gjasave për të ardhmen” theksohet në përgjigjen e ambasadës.