Mark Marku dhe Gjekmarkaj nuk u lanë të votonin për kryetarin e ri të PD-së, shihni momentin kur ata largohen nga qendra e votimit (FOTO)

Dy deputetët e zgjedhur të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, nuk kanë votuar ditën e djeshme për kreun e ri të partisë.

Ata nuk mundën të votojnë pasi u paraqitën në selinë e Partisë Demokratike pas orës 19:00 dhe nuk u lejuan, pasi kishte kaluar afati përfundimtar.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbyllën zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe rezultatet shpallën fitues Lulzim Bashën me 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Fotoja e mëposhtme është momenti ku ata largohen: