E shoqëruan në komisariat gjatë protestës, avokati i njohur tregon të vërtetën tronditëse që po fshihet: Pse vaksina kundër Covid-19 që po pret Rama është e pavlefshme

Avokati Zaçe Islami i cili u shoqërua sot në polici pas protestës në Tiranë për situatën e Covid-19 në vendin tonë tha se koronavirusi është një grip i zakonshëm, por e gjitha po bëhet për të reduktuar popullsinë.

Për këtë i referohet dhe miliarderit Bill Gates (themeluesi i Microsoft-it), i cili sipas avokatit, në një deklaratë para disa viteve, ka deklaruar se popullsia e botës duhet ulur deri në masën 15%.

Ai tha se vaksina që po kërkon Rama është e pavlefshme.

“Së pari nuk mund ta quaj pandemi këtë COVID -19 është mashtrim i jashtëzakonshëm që është bërë nga OBSH dhe nga disa mjekë shqiptare. Nuk justifikohet në asnjë mënyrë kjo diktaturë shtazarake që ka vendosur Edi Rama. Dolëm të protestonin kundër kësaj diktature, por në mënyrë të veçantë vaksinën që e pretendon dhe pret kryeministri t’ja dëgojë Bill Gates. Është vaksinë që do të fusë mikroçipe në trupin e njeriut dhe me anë të satelitit të asgjësojë këdo.

Duan të reduktojnë e gjysmën e popullsisë botërore dhe duan të zhduket. Edi Rama thotë vaksina vaksina, kujt i nevojitet se gripi ndryshon formën. Vaksina është e pavlefshme, këtë e thonë specialiste. Këtë e thonë me dhjetra mjekë italiane. Me këtë, çfarë është kjo vaksinë që po kërkon të bësh ti o zotëri”, tha ai për Fax News.