“Ky njoftim duhet hequr urgjentisht”, Genc Pollo publikon foton dhe i drejton thirrjen emergjente qeverisë Rama për masat kundër koronavirusit

Ish- zv.kryeministri Genc Pollo ka shprehur kritika ndaj lajmërimit si masë ndaj përhapjes së COVID-19 për të shmangur grumbullimet në kisha e xhami. Sipas Pollos ky lajmërim duhet të hiqet urgjentisht pasi evokon masakrën ndaj klerit e besimit të 1967 si dhe kujtimet e errëta të ateizmit shtetëror.

“Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!”, – shkruan Pollo.